POGRADEC-Pronari i një pike të grumbullimit të skrapit në Pogradec vihet në pranga së bashku me 3 bashkëpunëtorë të tij, pasi kanë vjedhur rreth 694 kg pllaka e gozhde shinash te hekurudhes Tiranë-Pogradec, ne stacionin e Gurit te Kuq.

Operacioni i koduar “Skrapi” u realizua nga strukturat e Sektorit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne policinë e Korcës në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policise Pogradec. 4 shtetasit Pellumb Xhukellari 38 vjec, pronari i një pike skrapi, Eldi Palla 25 vjec , Albi Palla 20 vjec, Erigest Zeneli 29 vjec dhe janë arrestuar pasi kanë vjedhur një sasi prej 694 kg pllaka e gozhde shinash te hekurudhes ne stacionin e Gurit te Kuq, dhe me pas i kane shitur dhe grumbulluar per skrap.

Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim 19 vjecarin me iniciale C.K si bashkëpunëtor të 4 të arrestuarve. Të arrestuarit akuzohen për vjedhje dhe “pastrim të produkteve të veprës penale.
Ndërkaq policia e Korcës dekalron se do të ushtrohen kontrolle në të gjitha pikat e grumbullimit dhe tregtimit të skrapit, në të gjithe territorin e qarkut, me qellim sekuestrimin e të gjitha sendeve te vjedhura e te magazinuara pranë tyre, si dhe vënien para përgjegjësisë penale të administratorëve dhe bashkëpuntorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
(jd/shqiptarja.com)