Fshati Pilur në Himarë nën 'pushtetin' e flakëve prej orës 9 të mëngjesit! Riaktivizohet nga era zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës

Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm, flakët vijojnë të djegin çfarë gjejnë përpara në fshatin Pilur të Himarës. Në terren janë angazhuar 15 zjarrfikës, por sërish ende nuk janë vënë nën kontroll flakët.

Era ka riaktivizuar zjarrin edhe në Malin e Thatë në Pogradec. Edhe pse gjatë ditës kanë punuar specialistë të Zonave të Mbrojtura me mjete rrethanore, zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.

Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje, rrezikon prekja e pyllit në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga barinjtë për kullota të reja, por ende nuk ka persona përgjegjës të arrestuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Himarë/ Fshatin Pilur nën 'pushtetin' e flakëve prej orës 9 të mëngjesit! 15 zjarrfikës në terren për vënien nën kontroll të zjarrit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Pilur në Himarë. Zjarri ka rënë që prej orës 9 të mëngjesit, ndërsa pavarësisht punës nga zjarrfikësit, sërish situata nuk është vënë nën kontroll. Në terren janë përfshirë 15 zjarrfikës, 3 mjete nga Himara dhe 1 nga Saranda që po punojnë për shuarjen e flakëve. Për momentin nuk flitet për rrezik për banesat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi