POGRADEC- Rreth 2.3 kilogramë drogë e llojit Canabis Sattiva është sekuestruar mesnatën e djeshme në Pogradec. Gjatë një kontrolli të ushtruar në bagazhin e mjetit “Volksvagen Pasat”, me targa FR 7601 B, me të cilin po udhëtonin dy shtetas nga Fieri, u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 2.235 kilogramë lëndë narkotike.
 
Policia e Pogradecit arrestoi shtetasit Klemend Dylmishi, 20 vjeç, dhe Lentiano Shperdheja, 19 vjeç, banues në Patos, Fier.
 
Të rinjtë akuzohen për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit për hetime të mëjteshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)