POGRADEC-Policia e Pogradecit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 28 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike është gjetur në fshatin Vërdovë në një banesë të pabanueshme.

Lënda narkotike është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Nga ana e policisë, u kryhen veprimet e para hetimore dhe po vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com