Pogradec, shpërthim me tritol në
pallat,  pistë hetimi trafiku i drogës

Pogradec, shpërthim me tritol në<br />
pallat,  pistë hetimi trafiku i drogës<br />
POGRADEC –  Një shpërthim eksplozivi ka tronditur banorët e pallatit në lagjen e quajtur Valutë të qytetit të Pogradecit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:30 minuta në shesh pushimin e katit të tretë të pallatit, gati i baraslarguar nga të trija hyrjet e apartamenteve të katit.
 
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa banorët kanë qenë tepër të tronditur dhe të frikësuar pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Sipas policisë lënda shpërthyese ishte e llojit tritol, por nuk dihet ende sasia.
 
KUSH ISHTE OBJEKTIV I EKSPLOZIVIT
Shpërthimi me eksploziv ndodhi në katin e tretë të pallatit ku banonte Ledio Isallari ose i njohur dhe si Ledi Kërtyku, person me precedent penalë, pasi ka vuajtur dënimin me burg në Greqi e Shqipëri për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Pista e hetimit lidhet me trafikun e drogës, me ndonjë pazar të prishur ose hakmarrje pasi eksplozivi është vendosur në katin ku banonte Isallari.

 Sipas banorëve të pallatit shpërthimi ka qënë I fuqishëm dhe ka krijuar tmerr e frikë të pamasë.  Ata shprehen të traumatizuar por nga ana tjetër edhe të lumtur  që nuk ka patur viktima edhe pse tronditja ishte e madhe.

 Policia thotë se ka emrat e disa personave si të dyshuar që mund të jenë autorët e krimit por për arsye të hetimit nuk bën të ditur emrat

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim