Pogradec, shtatorja e aktores Violeta
Manushi, vendoset në Tushemisht

Pogradec, shtatorja e aktores Violeta<br />Manushi, vendoset në Tushemisht
POGRADEC- Portreti i aktores së njohur korçare, Violeta Manushi, e cila ka lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, tashmë ka marrë formë nëpërmjet një shtatoreje të vendosur në qendër të fshatit Tushemisht në Pogradec.
 
Shtatorja e personazhit të njohur të “teto Ollgës” të filmit “Zonja nga qyteti” u vendos në fshatin piktoresk të Tushemishtit në kuadër të 6-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktores së njohur, Violeta Manushi.
 
Skulptorët, Vasillaq Kolevica dhe Sadik Spahia, të cilët i dhanë jetë këtij portreti, tregojnë eksperiencën e tyre në krijimin e kësaj shtatoreje.
 
Në këtë inaugurim madhështor kanë marrë pjesë edhe shumë emra të tjerë të njohur, jo vetëm të artit dhe kinematografise shqiptare, por edhe figura të politikës shqiptare, siç ishte kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili ka përshëndetur këtë vepër arti.
 
Ndërsa ideatori i kësaj shtatoreje, kreu i komunës Buçimas, Roshi Tollozhina, thotë se personazhi i Ollgës ishte një karakter që i dha emër fshatit të Tushemishtit në Pogradec.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin