Ambientet e brendshme të Bashkisë së Pogradecit janë dëmtuar gjatë natës nga persona të paidentifikuar.

Policia bën me dije në një informacion paraprak se sot, më datë 26.01.2018, në ambjentet e brendshme të Bashkisë së Pogradecit, janë dëmtuar disa dyer të zyrave. Sipas policisë, nga të dhënat paraprake rezulton se nuk është vjedhur gjë, por vetëm janë dëmtuar dyert e disa zyrave. 

Kanë qenë punonjësit e bashkisë të cilët janë shokuar kur kanë mbërritur në ambientet e punës në mëngjes dhe kanë gjetur zyrat të dëmtuara. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com