POGRADEC - Paraditen e sotme në Pogradec është tentuar të grabitet një lokal lojrash fati dhe është plagosur rëndë roja Gentian Lushka. Një person i armatosur ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë lekët e xhiros, por roja ka ndërhyrë duke mbetur i plagosur.

Policia e Korçë ka njoftuar se "sot, në qytetin e Pogradecit, tek kazino "Admiral" që ndodhet ne lagjen nr 2, nga persona ende të paidentifikuar, është plagosur me armë zjarri punonjësi i kësaj kazinoje, shtetasi G.L rreth 30 vjeç, banues në fshatin Verdovë. Shtetasi i mësipërm po merr ndihmë të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Grupi hetomor po punohet per zbardhjen e plote të ngjarjes. Duhet thënë se nuk është vjedhur asnjë shumë apo sasi lekësh në kazino, por vetëm është plagosur me armë zjarri shtetasi G.L.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)