Në 52 vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi ka tentuar të korruptonte një efektiv të policisë së rrugores.

Në pranga ka rënë Gëzim Datelli, banues në Tiranë, pasi ditë e djeshme duke udhëtuar me mjetin me targa AA038CH, me shofer A.B, ka tentuar të korruptojë policin rrugor për të shmangur ndëshkimin.

Njoftimi i policisë
Goditet një rast i mitdhënies.

I ofron rryshfet punonjësit të policisë rrugore, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

Arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Seksionit Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

 Gëzim Datelli, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 15.09.2017, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ky shtetas udhëtonte me mjetin AA038CH, me drejtues shtetasin A.B

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com