POGRADEC - Konflikti për pronat mes dy kushërinjve të parë ka shkuar deri aty, sa njëri prej tyre ka tentuar ta vrasë me eksploviz. Ngjarja është shënuar në fshatin Slatinë të Pogradecit, kur Gëzim mara i ka hedhur eksploziv kushëririt të rij, Drini, teksa ky i fundit ishte duke punuar tokën. Si pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Policia e Pogradecit njoftoi se tentativa për vrasje erdhi pas një grindje mes tyre për motive pronësie, ndërsa hetimet vazhdojnë.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)