Tre fshatra të rrethit të Pogradecit, Rëmenj, Zdërvaskë dhe Vërdovë prej 20 vjetësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë mungesa e një ujësjellësi, ndërsa banorët janë detyruar të sigurojnë ujin përmes puseve të hapura nga ata vetë.
Uji i siguruar nga vetë banorët shpesh është i ndotur dhe i pakontrolluar, ndërsa ka rrezikuar seriozisht jetën e konsumatorëve.
“Nuk mbaj mend që të ketë patur ndonjëherë rregullisht ujë te fshati jonë. Shumë banorë dalim me karroca nëpër fshat vetëm për të pirë dhe për të larë. Nuk mund të lahesh dot. Kane premtuar shumë gjëra në këtë fshat dhe nuk kanë sjellë asnjë gjë”, shprehej njëri prej banorëve.
Banorët thonë se kanë një kontratë me ujësjellësin e Pogradecit dhe paguajnë rregullisht taksat, ndonëse në cezmat e tyre nuk rrjedh ujë prej 2 dekadash. Sipas banorëve drejtoria e ujësjellësit në Pogradec premtoi se në vitin 2012 do të niste një projekt për shtrirjen e tubove në tre fshatrat, projekt i cili deri më sot nuk është vënë në zbatim.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com