Pogradec, tritoli në pallat, policia:
Shkak, sherri mes të fortëve

Pogradec, tritoli në pallat, policia:<br />
Shkak, sherri mes të fortëve<br />
<br />
POGRADEC - Policia e Korçës zbardh detaje të shpërthimit me eksploziv në orët e para të 26 majit në  lagjen 3 të Pogradecit. Sipas policisë objektiv i shpërthimit ka qenë banesa e shtetasit L. I, 41 vjeç dhe autor i dyshuar është shtetasi me inicialet R.D 39 vjeç , banues në lagjen 1 të Pogradecit.

Sipas policisë “veprimi është kryer pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta (sherr mes të fortësh), midis të dëmtuarit dhe të dyshuarit. “- dhe po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:30 të 26 majit në shesh pushimin e katit të tretë të një pallati në lagjen nr 3 të Pogradecit, aty ku banonte dhe Ledio Isallari. (Ky emër u bë public dje nga gazetarët, ndërsa policia jep vetëm inicialet).

Ledio Isallari është  person me precedent penalë, pasi ka vuajtur dënimin me burg në Greqi e Shqipëri për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Pista e hetimit lidhet me trafikun e drogës, me ndonjë pazar të prishur ose hakmarrje. Ndërsa policia sot në mëngjes tha se shpërthimi ndodhi pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta (sherr mes të fortësh).

Sipas banorëve të pallatit shpërthimi ka qënë I fuqishëm dhe ka krijuar tmerr e frikë të pamasë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim