POGRADEC- “Situata kriminale në Lazarat ishte një tumor, ndaj i vetmi cen që kishte Gjirokastra tashmë nuk e ka më, dhe sot është një hapësirë perfekte ashtu si gjithë qytetet e Shqipërisë”. Kështu është shprehur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, njëkohësisht edhe deputet i Gjirokastrës, gjatë vizitës së tij në qytetin e Pogradecit në ditën e Liqenit. Duke falënderuar komunitetin për bashkëpunimin, Veliaj ka vlerësuar gjithashtu edhe punën e bërë nga Policia e Shtetit, e cila i ka kthyer qetësinë e munguar prej vitesh qytetit të Gjirokastrës.
“Situata kriminale është e patolerueshme ndaj ndërhyrja e policisë është e drejtë dhe për t’u vlerësuar. Ndjehem mirë pasi ka qenë një problem për lëvizjen e lirë, minoriteti dhe pjesë e komunitetit sot janë zgjuar të qetë. Gjirokastra ka punë dhe këtë leksion e kemi marrë të gjithë që kush do të punojë e gjen punën. Situata kriminale në Lazarat ishte një tumor. Ceni i vetëm që kishte nuk është më. Falënderoj policinë”, tha ministri Veliaj.
Ndërsa i pyetur për punësimin në Lazarat pas ndërhyrjes nga policia ku gjithçka u pastrua përsa i përket bimëve narkotike që deri dje ky fshat e kishte burim të ardhurash, ministri është përgjigjur se Gjirokastra është qyteti i parë në të cilin u vendos Zyra e Punës, duke shprehur bindjen se aty ka hapësira për punë të ndershme.
“Zyra e punësimit në Gjirokastër ka filluar pune dhe me të rinjtë e Lazaratit. Ky fshat ka hapësira për punë të ndershme. Është bërë gati nxitja e punësimit” u shpreh Veliaj.
Në ditën e Liqenit është zhvilluar edhe panairi me gatime tradicionale ku kanë marrë pjesë subjekte nga e gjithë Shqipëria. Ajo çka ka rënë në sy këtë vit në festën e Ditës së Liqenit, ka munguar Struga, e cila nuk ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara, ndërsa të pranishëm kanë qenë ministri Veliaj, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe kryebashkiaku i Ohrit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com