Pogradecarët dëbojnë Fahri Balliun
të deleguarin e Lulzim Bashës

Pogradecarët dëbojnë Fahri Balliun<br />të deleguarin e Lulzim Bashës
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në PD-në e Pogradecit dy ditë më parë. Strukturat e kësaj partie në këtë qytet i kanë dhuruar spektaklin e radhës Fahri Balliut, i deleguari i Bashës për zgjedhjet në bazë në këtë rreth. Kandidati i tij katandiset i katërti, fiton garën kandidati i hequr nga Balliu, i cili u fut në votim nga kreu Basha, pas përplasjeve në sallë.

Prej disa muajsh Balliu zhvillon analizën dhe zgjedhjet në struktura. Me arrogancë, fyerje dhe sulme të pa precedentë, Balliu në takime sulmonte strukturat dhe ish-drejtuesit e PD-së në këtë degë. Por ai harron se ishte njeriu që rreth 1 vit e 6 muaj më parë zgjodhi Luan Lipon, kryetar të PD-së në Pogradec. 

Balliu ka pasur një përplasje të ashpër deri në tentativë për konflikt fizik me ish-deputetin, Eris Hoxha. Balliu bëri gjithçka që kandidati i tij të bëhej kryetar dege, duke i hapur rrugën me kërcënime, heqje kandidatësh e manipulime, por ditën e Kuvendit erdhi dhe surpriza. Balliu hoqi nga gara një nga kandidatet Renato Preza, i cili mbështetej nga ish-deputeti Hoxha.

“Unë e mbaj llafin, këtu vendos unë”, deklaronte Balliu pasi u lexuan emrat e kandidateve dhe në listë mungonte Renato Preza.

Salla ka reaguar me irritim në mungesë të kryetarit Basha. Ardhja e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka qenë fatale për Balliun dhe skenarin e tij manipulativ. Mesa duket loja kishte ikur nga duart e Balliut tek duart e Eris Hoxhës. Kandidati Preza këmbëngul për kandidim tek Basha, i cili duke e parë statutor kandidimin i premton një garë të hapur, raporton radio "City Fm".

Votimi i delegateve i jep përgjigjen ndaj Balliut dhe tentativës së tij për të uzurpuar PD-në e Pogradecit. Kandidati Renato Preza, del i pari në votim dhe në balotazh fiton garën. Kandidati i Balliut përfundon i katërti.

Marrë nga Shekulli

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë