Pogradeci, një potencial turistik i parealizuar

Pogradeci, një potencial turistik i parealizuar

Pamje nga liqeni i Pogradecit

Falë lidhjeve familjare, kam kaluar pushime verore në Pogradec gjatë shumë dekadave. Deri në fund teë viteve ’70 të shekullit të shkuar, plazhi i Pogradecit ishte një plazh i vogël lokal, me shtëpi të vjetra peshkatarësh e bahce mollkash fare pranë buzës së liqenit. Përveç banorëve vendas, gjeje në atë plazh të vogël edhe disa familje nga Tirana e Elbasani, që flinin në shtëpitë e mikpritësve të tyre pogradecare.

Në fillim të viteve ’80, një hotel i ri turizmi u ndërtua, plazhi u zgjerua (duke prishur shtepite e vjetra) dhe nje lulishte e gjatë 1 km u ngrit përgjatë gjithë plazhit të dikurshëm. Nderkohë, parku i Drilones (3 km në lindje të Pogradecit) u përfundua. Rrjedhimisht, edhe numri i pushuesve u rrit gjatë behareve të viteve ‘80.

Vitet ’90 ishin te trazuara per Pogradecin (si per gjithe Shqiperine), por pas vitit 2000, Pogradeci ka shënuar një hap te ndjeshem cileësor. Pedonalja mes lulishtes dhe liqenit është rregulluar e zgjatur (duke arritur pothuaj 2 km). Rruga automobilitike përgjatë liqenit (që në verë shërben vetëm për këmbësoret pas orës 18 në zonën aktuale te plazhit) eshte rregulluar nga hyrja e qytetit deri pothuaj ne Tushemisht (ne kufi me Maqedonine). Rruga panoramike Lin-Pogradec eshte perfunduar krejtesisht. Hotele e pallate te reja (por te ulta) jane ndertuar jo me afer se  100 metra nga bregu i liqenit. Gjithashtu, restorante e bare te reja jane hapur pergjate gjithe rruges kryesore, nderkohe qe jane hequr te gjitha kioskat e rremujshme te viteve ’90.

Gjithçka ne rregull, atehere? Sipas kamarierit Niko, qe me sjell kafen cdo mengjes buze liqenit te fresket, jo. Sipas tij, Pogradeci ka kapacitet per te ardhura nga turizmi 3-fish me te medha se aktualisht. Kuptohet qe kamarieri Niko nuk ka kohe te me shpiegoje sesi ai ka arritur tek kjo shifer me llogaritjet e veta, por nga bisedat qe kam zhvilluar me kryebashkiake nder vite, si dhe me arkitekte e urbaniste qe kane lidhje familjare apo nostalgjike me zonen, shifra e kamarierit Niko nuk duket te jete larg nga potenciali real i Pogradecit per turizem.

Duke qene plazh buze nje liqeni malor, plazhi i Pogradecit ofron mundesine e berjes se pushimeve verore diku ku temperatura eshte mesatarisht 5 grade celsius me e ulet se sa ne plazhet bregdetare, qe zhuriten nga vapa mesdhetare. (Ndonje dite kur liqeni kreshperohet nga ererat e forta veriore, mund te kalohet me nje vizite ne parkun e Drilonit, ne Shen Naum, ne Korce, ne Struge ose ne Ohr). 

Diten verore mund ta fillosh me nje kafe buze liqenit te fresket te Pogradecit (ndoshta me nje xhakovente hedhur krhaheve), pastaj mund ta vazhdosh duke u nxire ne diell e duke notuar ne liqen, dhe pastaj ta mbyllesh me nje gote ne mbremjen e fresket (ndoshta prape me nje xhakovente hedhur kraheve).
Keto mundesi qe ofron Pogradeci, sidoqofte, nuk jane shfrytezuar plotesisht per zhvillimin e turizmit. 
Ndertimi i “Lungogjolit” te premtuar nga Rama (ne analogji me Lungomaren e Vlores), do te rriste shume fluksin e turisteve ne Pogradec (e per rrjedhoje, nevojen per hotele e lokale shtese pergjate gjithe bregut te liqenit). 

Zona e Turizmit te Vjeter dhe Oktapodit ne derdhjen e lumit Gorica ne liqen ka mbetur si germadhe, fale kontradiktave 30-vjecare te trashegimtareve te tokes ne ate zone elitare te Pogradecit. Nje nderhyrje modeste shtet-privat ne ate zone mund te prodhonte nje resort modern, qe mund te sillte miliona euro xhiro ne ekonomine e Pogradecit dhe vendit. 

Me tutje, ish-vilat e udheheqjes komuniste dhe kavalishencat e ish-kuadrove/ushtarakeve komuniste kane zene dhjetra mijra metra katrore ne pjesen me te bukur e te gjelberuar te plazhit te Pogradecit. Ato kane mbetur per 30 vjet si fantazma qe u kujtojne qytetareve kohen kur nuk lejoheshin te kalonin ne ate zone... Nje bashkepunim modest shtet-privat mund t’i kthente ato ne resorte moderne me xhiro milona euroshe.

Per te mos folur pastaj per zonen e plazhit te pazhvilluar nga Pogradeci deri ne Tushemisht, qe ka mundesi te shumta turizmi elitar. Kuptohet qe te gjitha keto investime kane nevoje per nje masterplan te miremenduar zhvillimi (qe ndoshta duhet te marre parasysh edhe transportin e shpejte te turisteve te huaj nga aeroporti i Ohrit). Potenciali ekziston – vetem duhet menduar qysh sot sesi te shfrytezohet ne te ardhmen....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 13/08/2021 19:56

    Pogradeci dy vitet e fundit po merr forme.Perfundimi i hyrje-daljeve dhe rrugeve kryesore te brendeshme i ka dhene pak shkelqim.Per vite me radhe ka qene nje "Podgorie" e madhe. Kete e kuptojne ata qe e njohin ate fshat dhe dialektin e tyre me "ë" ne fund te cdo fjalie. Sa per ndertimet ato e kane shkateruar. Pallatet nuk jane te uleta por te larta, ato duken qe nga larg kur i afrohesh qytetit dhe e kane shemtuar. Ndertimet me te shpifura jane ne qender, dy pallate gjigande dhe nje bicim ndertimi prej alumini qe ka rrethuar ish turizmin. Imagjinoni dhe lokalet buze liqenit nga qyteti deri ne Lin qe kishin kapur gjithe pamjen dhe kishin zhdukur gjolin.Te njejtin efekt kane per qytetin ato ndertime, si lokalet per liqenin.Pa ato ndertime te shpifura Pogradeci do ishte akoma me i bukur dhe me i frekuentuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?