Polanski dhe gratë, protesta në Paris në vigjilje të filmit “J`accuse”

Polanski dhe gratë, protesta në Paris në vigjilje të filmit “J`accuse”

Përpara kinema 'le Champ'o, në Paris, një grup i zhurmshëm vajzash protestuan në vigjilje të filmit të “J`accuse”.

Zemërimi i tyre drejtohej ndaj regjizorit të famshëm Roman Polanskit, autor i filmit, i akuzuar para pak ditësh për të disatën herë për agresion seksual.

E fundit akuzatore e Polanskit ishte aktorja franceze Valentine Monnier. Sipas saj, kur ajo ishte në moshën 18 vjeçare, ishte ngacmuar seksualisht dhunshëm nga regjizori, fakt që ajo e kishte mbajtur sekret për vite me radhë.

“Bojkot total” dhe “Kinemaja nuk është bordelo”, ishin disa nga parullat që ato hodhën gjatë protestës.

Roman Polanski, 86 vjeç, është ende në kërkim në Amerikë pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një nxënëseje 13-vjeçare në 1977 dhe më pas u largua nga vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit