Polemika për Vlahutin, BE: Janë
shpifje,mbështetje ambasadores

Polemika për Vlahutin, BE: Janë<br />shpifje,mbështetje ambasadores
Bashkimi Europian përmes zëdhënëses Maja Kocijançiç u është përgjigjur kritikave ndaj ambasadores Romana Vlahutin në Shqipëri duke deklaruar se mbështet punën e saj.
 
Zëdhënësja për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit shprehet se BE ka besimin tek ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
 
Gjithashtu Bashkimi Europian thekson se delegacioni do të vazhdojë që të monitorojë zbatimin e reformës në sistemin gjyqësor.
 
Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për shpifjet që janë shfaqur në shtyp kundër Delegacionit të BE-së dhe Kreut të Delegacionit në Shqipëri, Ambasadores Romana Vlahutin.
 
BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
 
Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë
" thuhet në deklaratën e BE.
 
Reagimi i BE vjen pas deklaratave të javëve të fundit kundër saj lidhur me zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe lajmeve për procedurën e blerjes së vilës së delegacionit në Shqipëri.

Procedura e blerja së vilës 1.6 milionë euro në një fshat turistik në periferi të Tiranës si rezidencë të BE-së, e vendosi ambasadoren e unionit Romana Vlahutin në qendër të akuzave mediatike, por BE në reagimin e fundit, ashtu sikur edhe pak ditë më parë shprehet në krah të përfaqësueses së saj në Shqipëri duke e mbështetur plotësisht.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët