Polemika të mëdha në Itali, titulli i gazetës sportive cilësohet si skandal racist

Polemika të mëdha në Itali, titulli i gazetës sportive cilësohet si skandal racist

Vitet e fundit racizmi ka qenë një nga problemet kryesore në futbollin italian ku shpeshherë disiplina është detyruar të mbyllë edhe stadiume. Por atëherë kur pritej një reflektim nga tifozët është gazeta ‘Corriera della Sport’ që me faqen e saj ditën e sotme ka tronditur së tepërmi ambientin e futbollit në Itali.

Duke marrë shkas nga ndeshja e së premtes mes Interit dhe Romës, kjo e përditshme e rëndësishme është hapur me titullin ‘Black Fraiday’, ose e premtja e zezë, ndërkohë që titulli shoqërohej me foton e futbollistëve Lukaku dhe Smalling, të dy lojtarë me ngjyrë. Ky titull nuk është pritur aspak mirë nga tifozët, ndërsa një reagim ironik ka mbajtur edhe klubi i Romës.

Ndër të tjera binte në sy një reagim i një tifozi, i cili shkruante: ‘Pikërisht atëherë kur mendon se futbolli italian po kap një nivel të ri të vjen kjo faqe e parë e gazetës Corriera dello Sport’. Përveç tifozëve të shumtë një reagim të ashpër ka mbajtur gazetari italian Matteo Bennetti, i cili shkruan: “Absolutisht i turpëruar nga Corriera dello Sport me këtë tituull për ndeshjen e së premtes.”

Këtë  sezon në ‘Seria A’ deri më tani episodet raciste kanë qenë tepër të bujshme. Fillimisht ishte Lukakau ai që ra pre e abuzimeve në ndeshjen mes Kaljarit dhe Interit, ndërsa një rast i rëndë ishte edhe ai në Verona ku Balotelli tentoi të linte edhe ndeshjen.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror