Ish- deputeti i PS Petro Koçi komentoi edhe polemikat Këshilli i Lartë Gjyqësor-Prokurori për gjyqtaren Irena Gjokën, e cila rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim vize.
Koçi theksoi se dënimi në Greqi nuk lidhet me vendimet që ajo ka marrë si gjyqtare.
‘Kjo s’do të thotë asgjë lidhur me vendimet që ajo ka marrë si gjyqtare për rastet në fjalë, sepse po të ishte çështje sekrete që ta dijë dikush si rasti i bashkëpuntorëve të sigurimti kjo mund të ishte një arsye që gjykimi të mos ishte objektiv nga ana e saj. Por nëse rezulton si thuhet që është dënuar atje atëherë do të ketë pasoja. Po kjo e KLGJ është lojë, nesër do të thonë na erdhi dhe e ka fajin postieri’, tha ai.
Analisti Indrit Vokshi tha se Greqia duhet që të kishte treguar lidhur me dënimin e saj.
‘Është interesante që ata që e kanë ditur dënimin dhe nuk ja kanë dhënë vetingut para disa vitesh, pra them për ata zotërinjt në Greqi, duhet ta kishin paraqitur pranë institucioneve të vetingut. Dhe fakti që se kanë bërë tregon se kanë dashur që ta mbajnë nën shantazh me dosje sekrete’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Bordi i Paqes për Gazën/ Koçi: Ftesa e Trump për Ramën tregon raportet e mira me SHBA! Vokshi: Në interes të Shqipërisë! Tafani: Kërcënim për OKB









