Polemikat për titullin, Alban Hoxha për Report Tv: E merituam në fushë, i kuq edhe pasi të var këpucët në gozhdë

Alban Hoxha të hënën u shpall kampion për herë të dytë me fanellën e Partizanit. Kapiteni, shumë i dashur për tifozët, ndryshe nga sezoni me Skënder Gegën, këtë herë më shumë kontribuoi nga stoli, pasi Bekim Rexhepi ishte titullar i zgjedhur nga Kolela. Megjithatë gardiani tregon për Report TV se titulli e ka gëzuar në të dy rastet po njësoi.

“Patjetër që gëzimi është i madh si në fushë si unë që e luajta në stol. Unë e kam të lidhur jetën me Partizanin. Mund të them se gëzimi është i madh si atëherë në 2019 që isha në fushë ashtu edhe këtë vit që nuk luajta,”-u shpreh Alban Hoxha, kapiten i Partizanit.

Titulli i këtij sezoni është kontestuar shumë nga dashamirës të Tiranës, klub që e mbylli i dyti me pikë të barabarta me Partizanin, por Alban Hoxha thotë se të kuqtë e merituan në fushë.

“Ekipi ishte i mirë, kualiteti ishte, por ndoshta na ka munguar besimi deri në fund. Megjithatë këto ndeshjet e fundit ne e treguam që mund të dalim kampion dhe jemi të denjë për kampion,”-tha Alban Hoxha, kapiten i Partizanit.

Ndonëse kontributi ka qenë i jashtëzakonshëm ndër vite Alban Hoxha thotë se është i gatshëm që për Partizanin të qëndrojë me vite në stol. Madje ai premton se më të kuqtë do qëndrojë shumë gjatë edhe kur të var këpucët në gozhdë.

“Kur s’kam ikur në momente që kam patur shumë mundësi jo më tani … Jetën e kam të lidhur me Partizanin. Jo vetëm si lojtar do vazhdoj këtu, por besoj edhe si staf do jem me Partizanin,”-deklaroi Alban Hoxha, kapiten i Partizanit.

Alban Hoxha u bë pjesë e Partizanit në vitin 2013 dhe që prej atëher ka zhvilluar 10 sezone me të kuqtë e kryeqytetit, me të cilët përveç dy kampionateve ka fituar Superkupën.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët