Ndaj akuzave të ngritura ndaj Kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.  Ai theksoi se Shqipëria ka mbështetur Kosovën në kohët më të vështira në rrugën e saj të çlirimit si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve.

“E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjesëtareve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më pare”, ka thënë ai.

Mustafa, theksoi se Gjykata Speciale nuk është krijim i shtetit shqiptar por nga Kuvendi i Kosovës.

“Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte. “

Duke theksuar se pjesëmarrja e Shqiptarëve në UNMIK është një nder për të gjithë dhe ka bërë thirrje që ti jepet fund baltosjes së njerëzve pa asnjë arsye dhe pa argumente, pasi sulme të tilla po dëmtojnë më shumë vendin.