TIRANE-  Pasi kanë mësuar masakrën mbi të atin e tyre, dy djemtë e Shpëtim Dervishit, Albiano dhe Irdi kanë dashur të hakmerren duke u përpjekur disa herë që të shkojnë drejt familjes Guri, por janë penguar nga forcat e shumta të Policisë së Çorovodës si dhe atyre të ardhura nga Tirana. Gazeta “Panorama” publikoi sot një intervistë të dy djemve të Shpëtim Dervishit, të cilit iu pre koka me sharrë nga vëllai i Vladimir Gurit, Kushtrim Guri. Ky i fundit u vra nga Shpëtim Dervishi i cili më pas qëlloi dhe veten.

Pse kërkoni të shkoni në familjen Guri
Na ka përçudnuar kufomën e babait.

Po babai juaj vrau babain e dikujt tjetër?
Përçundimi i kufomës është më e rëndë se vrasja. Babai im vrau dhe u vetëvra. Edhe ata, më mirë të kishin vrarë dikë nga ne, sesa të na përdhosnin trupin e babait tonë.

Keni dijeni se pse u vra babai juaj Vladimir Guri?
Jo. Vërtet nuk e dimë. Nuk kemi as më të voglën ide. Siç duket ka qenë ndonjë sherr i momentit, se babai nuk ka folur ndonjëherë që ka pasur konflikt me Lad Gurin.

Mbase ngaqë ju ka hequr nënën nga puna?
Nëna jonë ka më shumë se një vit që nuk punon aty. Por nuk ishte Ladi ai që hiqte apo merrte njerëz nga puna.

Po nëna juaj çfarë thotë lidhur me këtë ngjarje?
Edhe ajo si ne, nuk di asgjë. Për momentin është shumë e tronditur dhe nuk mund të flasë, kështu që lëreni të qetë.

(sg/shqiptarja.com)