BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Kushtrim Gurin i cili preu me sharrë kokën e kufomës së rojes së fabrikës së armëve në Poliçan Shpëtim Dervishin. Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë kur roja i fabrikës Shpëtim Dervishi, 45 vjeç vrau me armë zjarri shefin e sigurisë Vladimir Gurin dhe më pas veten.

Pasi mësoi krimin Kushtrim Guri ka shkuar në vendin e ngjarjes i ka prerë kokën me sharrë rojes dhe ka shëtitur me kokën e prerë nëpër fabrikë. 52-vjeçari Kushtrim Guri u arrestua pak orë pas ngjarjes.
vladimir guri (djathtas)
(ne foto majtas, Shpetim Dervishi, djathtas Vladimir Guri, i vellai i te arrestuarit)

Avokati mbrojtës deklaroi në sallën e gjyqit se krimi ishte bërë në kushtet e rënda depresioni të klientit të tij . Prokuroria kërkoi masën e arrestit burg. Gjatë marrjes në pyetje në polici Guri pat deklaruar se i kishte prerë kokën viktimës pasi kishte kujtuar se roja ishte ende gjallë.
(sg/shqiptarja.com)