TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kanë zhvilluar mbrëmë një takim në një nga restorantet e kryeqytetit.
Takimi për gati 3 orë është zhvilluar në larg pranisë së mediave në restorant "Grepi i Artë" ndodh në një kohë kur llogaritë gëlojnë për mundësinë e një koalicioni të ri parazgjedhor.
Takimi vjen pak ditë pasi PBDNJ-ja ka deklaruar zyrtarisht largimin nga kampi opozitar ndërkohë që përflitet për një pol të tretë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Liderët e LSI dhe PBDNJ-së nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj nga darka. Nga ana e tij Dule është shprehur se ishte një takim mes miqsh, edhe pse situata politike është e lidhur ngushtë me debatin për koalicionet e ardhshme parazgjedhore.
Ndërkohë që Ilir Meta në profilin e tij social facebook është shprehur se do të jenë forumet e kësaj partie që do të vendosin se në cilën prej koalicioneve do të renditet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: Më 16 prill vendosim për koalicionet