Policët e liruar përgënjeshtrojnë
Tahirin: Ne me karrierë, jo militantë

Policët e liruar përgënjeshtrojnë<br />Tahirin: Ne me karrierë, jo militantë
TIRANË - Reagon Shoqata e punonjësve të Policisë në Lirim 2013 ndaj deklaratave të ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri dy ditë më parë në emisionin Top – Story në Top Channel. Me një deklaratë shpërndarë për mediat, shoqata përgënjeshtron deklaratën e Tahirit se “oficeret e policisë te larguar se fundi nga rradhet e Policise se Shtetit nuk jane oficere te karrieres por militante politike, te cilet tanime kane shkuar prane partise se tyre”
 
Sa me siper, shoqata sqaron se kjo deklarate e ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri eshte krejtesisht e pavertete, pasi te gjithe oficeret e liruar nga Policia e Shtetit jane oficere karriere me nje pervoje pune 10 – 20 vjeçare ose me shume ne radhet e Policise se Shtetit .
 
Kjo kategori oficeresh tashme te larguar jane pjese e kontigjentit me te mirëtrajnuar nga misione te huaja policore si; Misioni PAMECA, Programi ICITAP, përfaqësia e OSBE-së, ambasadat euro-atlantike etj, thuhet ne deklaratën e shoqatës.
 
“Po ashtu, keta oficere, qe deri dje ishin ne rradhet e Policise se Shtetit, shumica derrmuese e te cileve jane me arsim te larte policor dhe profesional sipas drejtimeve qe mbulonin duke ushtruar  role drejtuese dhe menxhuese te punes se Policise se Shtetit”.
 
“Shume prej ketyre ish oficereve jane vlersuar me certifikata lavderimi si oficere te dalluar ne zbatimin e detyrave  dhe rezultate te larte ne lufte kunder kriminalitetit”.
 
Gjithashtu deklarojme me pergjegjesi te plote qe asnjeri prej oficereve te liruar tashme anetare te shoqates se “Punonjesve te Policise ne Lirim – 2013” nuk i eshte bashkuar ndonje force te caktuar politike ne vend.
 
I vetmi angazhim i ketij grupi oficeresh eshte aderimi i tyre prane shoqates se “Punonjesve te Policise ne Lirim – 2013” me qellimin e perbashket, mbrojtjen e interesave legjitime te largimeve te padrejta nga detyra, te cilat bien ne kundershtim me ligjin nr. 9749 dt 4.6.2007 “Per Policine e Shtetit”.
 
“Z. minister duhet t’u kerkoje falje oficereve te policise te karrieres te nxjerre ne lirim me Urdher te drejtperdrejte te tijin duke u munduar te ktheje Organizaten e Policise ne Grup Seksione te Partise Socialiste, pasi duke filluar nga nivelet më te larta drejtues e deri në nivelin zbatues, po aplikohen rekrutime, emërime dhe promovime drejtuesish jashtë kritereve ligjore dhe në shkelje të procedurave standarde të menaxhimit të burimeve njerëzore gje e cila ka sjelle perkeqesim te situates kriminale ne vend, ulje te parametrave te sigurise publike dhe duke trumpetuar suksese nepermjet territ informativ, duke mos qene transparent me mediat dhe duke fshehur ngjarjet kriminale.
 
Sqarojme z. Tahiri se ne jemi të vendosur të organizohemi dhe të ngrejmë zërin tonë në mënyrë të institucionalizuar, duke zbatuar me perpikmeri Ligjin dhe duke ruajtur me fanatizem figuren e punonjesit te Policise se Shtetit, për këto padrejtësi dhe shkelje ligjore qe po behen ne kurrizin e Organizates se Policise.
 
“Ne si shoqate e “Punonjesve te Policise ne Lirim – 2013”,  jemi te gatshem ne cdo kohe qe te ballafaqohemi publikisht ose ne prani te mediave me ministrin e Brendshem Tahiri duke i shpalosur atij te gjithe dokumentacionin e nevojshem (perfshire CV, diploma, çertifikata trainimi dhe lavderimi, etj)”, perfundon deklarata e punonjesve te liruar te policise ne vitin 2013.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit