Poliçan/ Mësuesi kanos gjimnazistin, Policia e procedon penalisht! Pretendon se nxënësi e ofendoi në rrjetin social (EMRI)

Poliçan/ Mësuesi kanos gjimnazistin, Policia e procedon penalisht! Pretendon se nxënësi e ofendoi në rrjetin social (EMRI)

Foto ilustruese

Berat- Një mësues në shkollën e mesme të bashkuar Mbrakull, në Poliçan është denoncuar në polici pasditen e djeshme nga një nxënës, maturant në këtë shkollë.

Nxënësi D.L,18-vjeç, banues në fshatin Mbrakull, mësohet se ka deklaruar në polici se është kërcënuar nga mësuesi i fizkulturës, pas përfundimit të mësimit.

Nga ana e tij, mësuesi Ervis Shpata,35-vjeç, ka deklaruar në polici se nxënësi kishte një muaj që e shante dhe ofendonte në rrjetet sociale (me profil) fals dhe pasi e ka marrë vesh ai e ka kapur nxënësin pas përfundimit të mësimit dhe i ka thënë të mos vazhdojë më me këto sharje e fyerje në rrjetet sociale.

Mësuesi Shpata ka konfirmuar se ai vetëm ka komunikuar 2 minuta me nxënësin pas përfundimit të mësimit por nuk e ka kërcënuar. Pas deklaratave të bëra nga të dyja palët, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për mēsuesin Ervis Shpata,35 vjeç, për veprën penale "Kanosja".

“Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, (Ervis Shpata) për arsye se ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime dhe hetime të mëtejshme.

A.Q/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Bota bën thirrje për stabilitet dhe paqe pas rrëzimit të Assadit nga pushteti

Bota bën thirrje për stabilitet dhe paqe pas rrëzimit të Assadit nga pushteti