"Policë me nivel të ulët arsimor
Do ndryshojë sistemi i edukimit"

Do ndryshojë sistemi i edukimit"">
TIRANE- Efektivët e Policisë së Shtetit do të kualifikohen me një edukim të plotë policor dhe jo sipas sistemit të vjetër. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të punës së Ministrisë së Brendshme në 300 ditë qeverisje. Kreu i qeverisë tha se do të ngrihet një universitet për policinë dhe sigurinë në mënyrë që kuadrot e policisë të jenë të përgatitur, pasi aktualisht Policia e Shtetit sipas kryeministrit ka një nivel të ulët arsimor.
 
“Kemi policinë me nivel të ulët arsimor. Niveli i policisë ishte i ulët. Kuadrot e policisë sonë nuk mund të kualifikohen me sistemin hibrid që ka qenë në fuqi deri më sot. Duhet të përgatisim gjeneratën tjetër përmes një edukimi të plotë policor. Nuk është kjo një çështje kursesh as 3 apo 6-mujore. Çfarë mund të presim ne nga një polici plepash. Do të ngremë Universitetin e Policisë dhe Sigurisë. Nuk duam policinë e plepave, që rrinë e presin në hijen e plepave, se çfarë drejtësie mund të presim nga ata. Në do të ngremë universitetin e Sigurisë, për të përgatitur kuadrot sipas një standardi të ri arsimor”, tha kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë thekoi se duhet të vijohet lufta ndaj korrupsionit dhe ryshfetit.
 
“I kthyem dinjitetin Policisë së Shtetit. Kush jep ryshfet duhet të shkojë në burg. Kush nuk arreston ryshfetdhënësin duhet të largohet nga policia. Duhet të ndajmë sa më parë Policinë e Shtetit nga ryshfeti dhe korrupsioni”, vijoi kreu i qeverisë.

300 ditëshi, Tahiri: Luftë kulturës së korrupsionit ndaj policisë
Ministria e Brendshme prezanton punën e bërë nga ky dikaster në 300 ditë qeverisje. Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ndalur tek arritjet e deritanishme të institucionit që ai drejton, si dhe tek sfidat në ditët e ardhshme. Fjala e ministrit Tahiri në raportimin publik për 300 ditët

Ministri Tahiri theksoi se do të thellohet lufta kundër kulturës së korrupsionin ndaj policisë. Sipas ministrit janë bërë kallëzime ndaj punonjësve të policisë për abuzim me detyrën.

“Në 300 ditë kemi bërë ç’ishte e mundur që qytetarët të na besojnë më shumë. U morën masa disiplinore për më shumë se 700 punonjës. Po kështu hodhëm hapat me ligjin e SHKB. Kemi rritur transparencën në policinë e Shtetit. Në 300 ditë publiku fitoi më shumë besim te policia. Do të luftojmë kriminalitetin e fshehur”, tha ministri Tahiri.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë