Policë më të trajnuar kundër ekstremizmit të dhunshëm

Policë më të trajnuar kundër ekstremizmit të dhunshëm

Polici më e trajnuar, komunitet më i qetë dhe i sigurtë. Nuk reshtin programet që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për përmirësimin e profesionalizmit të forcave tona të rendit. Kështu sipas një informacioni për publikun "programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, po punon ngushtë me Policinë e Shtetit për të zhvilluar besimin e komunitetit në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet policisë komunitare në të gjithë vendin. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ICITAP organizoi një seminar me një grup drejtuesish të policive komunitare të Policisë së Shtetit nga Tirana dhe Elbasani. Gjatë ditëve në vijim, ICITAP do të vijojë të organizojë seminare me drejtuesit e policive të 26 komuniteteve të tjera në Lezhë, Kukës, Fier dhe Korçë. Gjatë seminareve, pjesëmarrësit përpilojnë lista me faktorët specifikë të rrezikut në Shqipëri dhe treguesit e ekstremizmit të dhunshëm, të cilat drejtuesit do t’i përdorin përgjatë vitit për të trajnuar 568 oficerë të policisë komunitare nga policia e shtetit". Filozofia e të mësuarit tërë jetën vlen për çdo profesion, sigurisht edhe për policinë.

 

 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë