Policët holandezë ndryshojnë plan
s’shkuan te zona ku u përplas avioni

UKRAINE- Një grup oficerësh holandezë pasi mbërritën në lindje të Ukrainës, u detyruan të braktisnin planet për të vizituar vendin ku u rrëzua avioni malajzian, për shkak të luftimeve që po zhvillohen në atë zonë. Drejtuesi i tyre ka deklaruar se janë paralajmërua për luftimet e ashpra dhe pasigurinë që paraqet qyteti i Donetskut dhe kanë vendosur të mos vazhdojnë me investigimet deri në qetësimin e situatës.
 
Avioni Boeing 777 u godit një javë më parë në lindje të Ukrainës duke lënë të vdekur 298-të pasagjerët dhe pilotët në bord. 193 prej viktimave ishin nga Holanda, ndaj dhe ata kanë patur rol kryesor në tentativat ndërkombëtare për të marrë dhe identifikuar trupat e pasagjerëve të vdekur dhe hetimit të arsye së përplasjes së avionit.
 
Më herët gjatë ditës së sotme Kryeministri Malajzian Najib Razak ka deklaruar se qeveria ka arritur një marrëveshje me separatistët pro-Rusë për të lejuar specialistët ndërkombëtarë të hynë në zonën e rrëzimit të avionit dhe të investigojnë për shkaqet e rrëzimit të tij.
 
Sipas tyre kjo marrëveshje do të siguronte mbrojtjen e specialistëve ndërkombëtarë të ardhur në vend, por megjithatë në qytetin e mbajtur nga rebelët separatistë vazhdojnë të dëgjohen shpërthime, duke e konsideruar ende një zonë e rrezikshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)