Policët kallëzojnë Ndreun, Bardhi: Duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve

Policët kallëzojnë Ndreun, Bardhi: Duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve

Pas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për rastin e Pjerin Ndreut, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Etiketimin e Ndreut për policët si “barderra”, për Bardhin është tregues se si kjo qeveri nuk përfaqëson qytetarët, por interesat e krimit.

Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve! Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Policët kallëzojnë Ndreun, Basha: Punonjësit e ndershëm janë tradhëtuar nga regjimi Rama-Doshi! Zgjidhja, prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi