'Policët në fushatë', nis gjyqi i LSI kundër Edi Ramës në Gjykatën e Beratit
Këtë të mërkurë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Kryeministri Edi Rama ku ky i fundit ishte paditur nga LSI për thirrjet që kryeministri kishte bërë që policia të përfshihet në fushatë elektorale
Nis në Gjykaten e Rrethit te Beratit, seanca ankimuese kundër Vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për pushimin e çështjes ndaj Kryeministrit Edi Rama ku LSI e kishte paditur këtë të fundit për thirrje që i bëri policisë së shtetit në fushatë elektorale.
Seanca nisi këtë të mërkurë, në oren 11:00 dhe po drejtohet nga kryetarja e trupit gjykues, Lutfije Celami, ndërsa Partia Levizja Socialiste për Integrim përfaqësohet nga avokat Ylli Manjani. Palet po vihen në dijeni në lidhje me çështjen, ndërkohë që përfaqësuesi i prokurorisë Dritan Gripshi, ka kërkuar më tepër kohë. Manjani u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme duhet të ishte vetë prezent për të debatuar në lidhje me çeshtjen.
Nuk pati kohë prokuroria e Përgjithshme se ky njoftim nuk ka ardhur dje? Njoftimi nga gjykata nga ana juaj ka qenë shumë korrekt brenda të gjitha afateve e mundshme për pjesëmarrësit për gjykim që të kishim sot të gjithë informacionin e nevojshëm për të debatuar për çështjen, kështu që kërkesa për shtyrje mua më duket aspak serioze, e pa mbështetur në asnjë dispozitë të kodit të procedurës penale. Dhe mbi të gjitha po flasim për një institucion me një hierarki të qartë.
Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte informuar sot Prokurorinë e Beratit për këtë çështje. Sepse ka pasur kohë të informojë dhe gjykatën. Nuk është normale kjo, unë jam për të mos e pranuar këtë dëgjesë. Ne sot nuk po diskutojmë për meritën e çështjes, ne po diskutojmë a po hetohet apo jo. Është një debat procedural që bëhet sipas ligjit proçedurial kështu që do ju lutesha shumë mos ta pranoni këtë kërkesë ta vazhdojmë këtë gjykim, e përsëris procedural në lidhje me këtë çështje.
Ylli Manjani, avokat
Gjykata vendos që senaca e rradhës të zhvillohet në datën 21, duke shtyrë kështu ankimimin e LSI. Ndër të tjera Manjani u shpreh se Rama duhet të kërkoje falje në senca gjyqësore dhe jo në rrjetet sociale. Padia për Kryeministrin Rama është bërë pas një deklarate të dhënë nga ky i fundit në qytetin e Kuçovës. Sipas LSI padia është bërë pas thirrjes së kryeminstrit Edi Rama nga Kuç0ova për përfshirjen e policisë në fushatën e 2017 për të mbledhur vota për PS.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
35%
-
Jo
58.5%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 1049
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mbledh drejtuesit politikë në PS, diskutohen vota e Diasporës dhe përgatitjet për fushatën (VIDEO)
24 Shkurt, 08:54
-
Berat/ Shiste kanabis në shkolla në 3 qytete, vihet në pranga 32-vjeçari
23 Shkurt, 10:45
-
Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!
22 Shkurt, 19:23
-
Berat/ Shisnin kokainë në ‘Pub Star’ në Dimal, pranga 4 personave! Mes tyre pronari i lokalit të natës dhe truproja, ja ku u gjet droga! Polici-Prokurori me njoftime të ndara (VIDEO)
22 Shkurt, 15:22
-
Spartak Ngjela: PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?
22 Shkurt, 13:30
-
A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?
21 Shkurt, 21:55
-
Zgjedhjet/ Rama zbret në Fier, takim me Asamblenë e PS! Kërkon angazhim për mandatin e 10-të në qark, rezerva dy bashkive për diasporën (VIDEO)
21 Shkurt, 17:27
-
'Mbështes SPAK, por diçka nuk shkon', Petro Koçi: Nuk mund të ketë kontroll mbi partitë politike! Republika jonë është parlamentare, nuk e luan topi!
21 Shkurt, 12:34
-
'Bën propagandë dhe nuk ke asnjë meritë', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Ngrita Tiranën nga varri! Kur e mori 'Këneta' me dhunë nuk punonte as Sahati (VIDEO)
21 Shkurt, 11:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia
20 Shkurt, 15:37
-
Berat/ Përzienin produkte të dëmshme dhe i shisnin si vaj ulliri, në kërkim burrë e grua, sekuestrohen 300 litra përzierje lëndësh
20 Shkurt, 10:55
-
'Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës', deputeti socialist i kthehet ashpër Berishës: Rrangallë politike! I sfilitur nga damka e non-gratës, primitiv e tribal në sjellje
20 Shkurt, 10:51