TIRANE- Shpërblim me dy paga mujore për festat e fundvitit do të marrin vetëm efektivët të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre në operacionet e Policisë së Shtetit për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se në këtë kategori futen efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s.

Këta efektivë përfitojnë një shpërblim prej dy pagash mujore për festat e fundvitit, për shkak se hasin vështirësi në operacione dhe rrezikojnë jetën e tyre në raste të caktuara. Burimet thanë se këtu pwrfshihen efektivët që kanë marrë pjesë në operacionin e zhvilluar këtë vit në Lazarat për kapjen e dy vëllezërve, Arbjon dhe Alban Aliko.