Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar një video nga protesta e sotme në Tiranë, ku shihet momenti kur një efektiv policie goditet me tullë masive në kokë.

Në pamje shihet një grup policësh që kanë formuar një gardh për tu mbrojtur nga sulmet me gurë dhe tulla nga ana e protestuesve të maskuar.  Tulla godet njërin prej efektivëve në kokë dhe ai shihet që vë duart në plagë dhe përkulet nga dhimbja.

Në postimin e tij, Balla këmbëngul se personat që po marrin pjesë në aktet e dhunës nuk janë studentë, siç pretendohet.