Polici i ‘Portokallisë’ pas aksidentit:
Jeta juaj vlen më shumë se një selfie

Polici i ‘Portokallisë’ pas aksidentit:<br />Jeta juaj vlen më shumë se një selfie
Makina e Florian Binajt, i njohur si polici i “Portokallisë” është përplasur sot nga një mjet tjetër pasi aktori kishte vendosur ta parkonte dysh.
 
Në momentin që pa përplasjen e makinës Binaj është inatosur dhe i ka bërtitur autorit ndërsa ky i fundit sipas dëshmitarëve shfajësohej duke i thënë, “Më fal, po ke parkuar keq ti, ku të kaloja unë”.
 
Pas disa orëve Binaj ka reaguar mbi situatën përmes një postimi, ku u lutet të gjithë drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm në timon.
  
“Miq dhe mikesha, në aksidentin e sotëm automobilistik unë fatmirësisht nuk kam pësuar asgjë sepse sapo kisha dalë nga makina, por makina nuk e pati të njëjtin fat...
 
Ju lutem të gjithë atyre që ngasin makinën duke bërë selfie e duke parë çfarë kanë bërë të tjerët në Facebook ose Instagram, hiqeni celularin nga dora kur i jepni makinës sepse jeta juaj dhe e të tjerëve vlen më shumë sesa një like, një koment apo një share...
 
Faleminderit të gjithë atyre që janë bërë merak për gjendjen time shëndetësore. Gjithashtu faleminderit edhe atyre që iu bë qejfi që kjo ndodhi”,
ka shkruar aktori në rrjetin Social Instagram.

binaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas