Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video nga qyteti i Pogradecit, ku shihet një polic i cili ka nxjerrë pistoletën dhe kërkon që të ndalojë një makinë. Në audio dëgjohet muzika e lartë dhe shoferi që thotë ‘Po ik ore ç’ke me mua?’ Ndërsa personi tjetër që ndodhet në makinë dëgjohet të thotë “filmoje mo filmoje’.
Videoja e publikuar nga Berisha është vetëm 15 sekonda dhe nuk dihet si ka nisur dhe si ka përfunduar ngjarja. Pas interesimit nga Report Tv, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme dhe policia e Korcës deklarojnë se kanë nisur hetimet për sjelljen e policit.
Reagimi i shoferit dhe pasagjerit
Shoferi: Po ik ore ç’ke me mua?
Pasagjeri: Filmoje mo filmoje..
Shoferi: Po na vrave mo na vrave...
Shikoni si sillet ne mes te qytetit narkoterroristi me uniforme, fytyra e vertet e narkoshtetit! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb "I nderuar zoti berisha.shiko policia e krimit ne qytetitn e pogradecit si i nxjere armen qytetarit pa pasur asnje lloj precedenti apo kryerjen e nje vepre penale.thjesht per arsye kaprico te nje polici femij te shtetit te narkotrafikut. Me pas e ka ndjekur polici me vrap dhe i ka vene pistoleten ne koke kamerat e rrugeve disponojn pamja me te qarta.Ju lutem zoti berisha beheni publiku sec cben nje polic i papergjegjshem"
Statusi i Sali Berishës
Komente









mire jua ka bo... dilni per kontroll o lepuj
Përgjigju