SHBA – Një oficer policie në Ilinois ka nuhatur lëndë narkotike nga një makinë e parkuar në një shesh. Oficeri nuhati murihuanën dhe kërkoi në radio përforcime. Nga zërat në video, dëgjohet se në makinë ndodhen tre persona; shoferi, gruaja e tij dhe fëmija i cili qan pa pushim. Polici u afrua te makina dhe filloi të bisedonte me shoferin lidhur me këtë ngjarje. Më pas ai kërkoi shoferit të dilte nga makina, gjë që ky i fundit refuzoi ta bënte.
Ndërkohë që polici po lajmëronte në radio shoferi po mundohej t’i shpjegonte se nuk kishte bërë asnjë krim. Kurse oficeri policisë po këmëngulte duke i thënë se era e lëndës narkotike vinte pikërisht nga ajo makinë. Të dyja palët debatuan gjatë, ku polici kërkonte që shoferi të zbriste nga makina, kurse ky i fundit refuzonte kategorikisht. Më pas, polici i nervozuar zgjati dorën nga dritarja dhe hapi derën vetë.
Në këto caste, shoferi bërtiti me të madhe duke thënë “Ndihmë! Ndihmë”! Pas pak, në vendngjarje mbërrin dhe patrulla tjetër, të cilët nxjerrin me forcë shoferin pas rezistencën së tij. Në këto caste dëshpërimi, shoferi i thotë gruas së tij që të lajmërojë policinë, pasi sipas tij po e sulmonin. Oficerët e policisë të cilët po e arrestonin i thanë se “ne jemi policia”.
Pas një rezistence të gjatë, oficerët e policisë mundën të arrestonin shoferin. Pasi ai u prangos, në video dëgjohet duke thënë se kërkonte një avokat. Gruaja e tij i’a kthen duke i thënë: “Cilin nga avokatët kërkon”?
/Shqiptarja.com