AMP dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për veprimet e policit që qëlloi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka nisur kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur sot, më datë 29.11.2026, pranë Hotel Dajtit.

Në këtë ngjarje, shtetasi Kliti Hoti, 56 vjeç, deputet i Partisë Demokratike, dyshohet se është goditur me plumb gome në shpinë.

AMP mbetet e angazhuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore për verifikimin dhe hetimin e çdo rasti që lidhet me veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë institucionale”, njofton AMP.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Deputeti Kliti Hoti qëllohet me plumb gome, pezullohet efektivi! Policia: Nuk kishte urdhër! Berisha: Rama donte ta vriste! Kërkohet dorëheqja e Demos (VIDEO kur qëllohet)