Polici vret me armën e punës 34 
vjeçarin, 7 vjet në konflikt prone

Polici vret me armën e punës 34 <br />vjeçarin, 7 vjet në konflikt prone
HAS - Tjetër viktimë për pronën. Një konflikt pronësie prej mëse 7 vitesh i ka marrë jetën një 34-vjeçari, ndërsa është qëlluar nga një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në fshatin Golaj të Hasit, ku 47-vjeçari Qazim Brati, punonjës policie pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës, pas një konflikti pronësie qëlloi me armën e punës ndaj 34-vjecarit Asllan Dauti. Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Hasit.

Forcat e policisë, të cilat mbërritën në vendngjarje bënë të mundr arrestimin në flagrancë të autorit. 

Shqiptarja.com mëson se viktima dhe punonjësi i policisë ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe prej vitesh kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin për një copë tokë. Sipas policise, shkak i vrasjes ka qenë një tokë që prej disa vitesh ishte bërë mollë sherri mes dy familjeve, Dauti dhe Brati. Diten e Hene duket se zënka mes tyre ka qenë më e madhe, duke përfunduar edhe me përdorimin e armës së shërbimit nga ana e policit duke qëlluar me 3 plumba mbi 34-vjeçarin Dauti.

Sherri për pronën
Prej disa vitesh, një copë tokë ishte kthyer në “mollë sherri” mes familjeve Brati dhe Dauti. Oficeri i policisë, Qazim Brati ka qenë duke u kthyer në banesën e tij në fshatin Golaj të Hasit dhe është përballur me 34-vjeçarin Asllan Dauti. Kjo përballje ka ndodhur rreth orës 16:20 minuta të ditës së djeshme. 

Mes tyre ka plasur sërish sherri i vjetër dhe pasi janë përdorur grushta dhe sende të forta, efektivi i policisë duket se ka vendosur që të përdorë armën që kishte në brez. Ai ka nxjerrë pistoletën e punës dhe ka qëlluar me disa plumba ndaj Dautit, duke e plagosur rëndë. Me shpejtësi, i plagosuri është dërguar për në spitalin e Krumës në Has, por si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Hetimi i policisë
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të Hasit, të cilat kanë vënë në pranga menjëherë kolegun e tyre. Ata kanë zbuluar se, ngjarja kishte zanafillën vite më parë, ndërsa dje ka përfunduar me vrasja. Si provë është bllokuar arma e shërbimit të Qazim Bratit. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla

FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla