Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion antikanabis në zonën e Dajtit.

Si rezultat i operacionit janë gjetur dhe asgjësuar 2754 rrënjë kanabis në zonat e njohura si "Prisk" dhe "Mner i eperm".

Droga është gjetur e mbjellë në tre parcela. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.

Deklarata e Policisë

Gjatë ditës sotme shërbimet e Komisariatit Nr .4 pas informacioneve te marra në rrugë operative ,ka hartuar nje plan operacioni në territorin që mbulon dhe ka rezultuar se ne zonat e njohura si "Prisk"" Mner i eperm" janë konstatuar ne total dhe me pas asgjesuar me djegie 2754 bime te dyshuara si cannabis sattiva.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com