Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion anti-kanabis ditën e sotme në zonën e Lumit në qytetin bregdetar, ndërsa mësohet se janë evidentuar disa parcela të mbjella me drogë. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe vijon ende, ndërsa janë përfshirë me dhjetëra forca të Policisë të komisariatit të Vlorës.
Gazetari i "Report Tv", Armand Xhelili bën me dije se parcelat e kanabisit u konstatuan pas kontrolleve me dronë dhe helikopterë, ndërsa toka të mbjella me drogë janë evidentuar në fshatrat Gusmar, Mazhar etj.,
Zona e lumit të Vlorës është cilësuar prej vitesh si zonë e problematike sa i përket kultivimit të kanabist, ndërsa operacioni i sotëm vijon dhe pritet të zgjasë deri në orët e pasdites. Deri në këto momente nuk dihet nëse ka të arrestuar, ndërsa parcelat janë evidentuar në toka pa pronarë.