FNSH dhe policia e Vlorës aksion ‘blic’ në qytet në kërkim të eksponentëve kriminalë! Disa të shoqëruar

VLORË- Policia e Vlorës dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion ‘blic’ mbrëmjen e sotme në Vlorë, Selenicë dhe Nvoselë. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Ky aksion u zhvilluar për rreth 60 minuta, ndërsa u ngritën disa grupe, ndërsa kishte si qëllim kapjen e eksponentëve kriminalë. Kontrollet u ushtruan në disa zona në të cilat mendohet se fshihen persona të shapllur në kërkim.

Report Tv sjell pamje nga aksioni i policisë, ndërsa në video dallohet edhe momenti kur janë shoqëruar dy presona, të cilët ishin sëbashku në një makinë. 

Ende nuk bëhet me dije numri i të shoqëruarve dhe as identiteti i tyre. Policia po zhvillon aksione në Vlorë prej disa ditësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Aksioni ‘blic’ në Vlorë, VIDEO nga momenti kur policia shoqëron dy personat, ishin në një makinë

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion, ku ka shoqëruar dy persona. Report Tv sjell videon nga momenti kur forcat policore dhe ato të FNSH shoqërojnë dy personat, të cilit ishin në një makinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • justice: 17/10/2022 23:55

    kush jane keta fshatare qe na qelben Vloren? Emrat duam ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë