"Qytetarët po ngrihen në protesta kundër pseudoreformes administrative territoriale të Qeverisë. Komunitetet vendore po protestojnë. Kryetarët dhe këshillat komunale e bashkiake, në shumicën e tyre, nuk po pranojnë hartën e imponuar qeveritare. Në Memaliaj, në Prrenjas, në Rrogozhinë, në Leskovik etj, qytetarët dhe personalitetet e komuniteteve vendore, kanë zbritur në sheshet e qyteteve.
Janë pararoja e një vale të fuqishme protestash që po ngrihen në mbarë vendin për t’i bërë të ditur qeverisë kundërshtimin e vendosur qytetar ndaj projektit të saj arbitrar, që minon dhe hedh në erë në themel ngrehinën 23 vjeçare të pushtetit vendor në Shqipëri, dhe për të paralajmëruar përshkallëzimin e qëndrimeve, nëse qeveria nuk heq dorë, nëse qeveria vazhdon të anashkalojë qytetarët, duke shkelur me këmbë e me duar kushtetutën e vendit. Në përpjekjet tona të njohura për ta futur procesin në hullinë e kushtetueshmërisë, konsensusit, gjithpërfshirjes dhe praktikave të mira, të zbatuara edhe në Shqipëri për reforma të mëdha të kësaj natyre, ne si opozitë e kemi paralajmëruar disa herë qeverinë Rama-Meta se do ta presim në sheshet e protestave mbarëqytetare nëse do të vazhdojë të bëjë shurdhin, nëse do të vazhdojë me ekperimentin e saj të pseudoreformës. Qyetarët po ngrihen të parët në frymën e Kushtetutës, që njeh të drejtën e tyre sovrane për t’u pyetur. Ky është një lajm shumë i mirë për demokracinë, për kushtetutën, për ligjin, për ndergjegjen demokratike të shqiptarëve, për dinjitetin e tyre. Gjatë turit tim për zgjedhjet në parti, kudo takoj qytetarë, intelektualë, profesionistë, punonjës, fermerë, të djathtë, të majte, pa përkatesi politike, të cilët më shprehin mospranimin dhe shqetësimin e tyre për hartën qeveritare e kërkojnë të dinë se çdo të bëjë opozita", ka thënë Basha.
Kreu i opozitës ka kërkuar edhe njëhërë fillimin e reformës e sipas tij kjo të jetë gjithë-përfshirëse. "Ne kërkuam që një reformë e vërtetë e dobiprurëse duhet të paraprihet nga thellimi i decentralizimit dhe zgjerimi i autonomisë vendore, ndërsa rishikimi i kufinjve duhej të vinte si plotësim, mbështetje dhe pasojë. Ne kërkuan që komponenti administrativ të printe dhe ai territorial ta ndiqte. Qeveria e nisi me territorin dhe e bitisi me territorin. Ne kërkuam që të nxiten, të degjohen e të konsiderohen alternativat e organizatave te të zgjedhurve vendore, shoqërise civile, botës universitare. Në fakt, disa organizata u angazhuan dhe me metodën e duhur arritën në propozime të vlefshme për decentralizimin, autonominë vendore dhe modifikimin e kufijve. Qeveria bëri sikur i degjoi, por hodhi në kosh çdo propozim të tyre. Qeveria nuk denjoi të japë shpjegime pse nuk u mor parasysh prej saj qoftë edhe një rekomandim apo variant.
Ne kërkuam që të dëgjohet zëri i qytetareve në çdo fshat e qytet të Shqipërisë. Qeveria vendosi me dyer të mbyllura variantin e saj të paracaktuar mes pesë pseudovarianteve dhe po synon që t’ua imponoje të zgjedhurve vendorë variantin e saj ndërsa bën sikur konsultohet me komunitetet vendore dhe publikun.
Edhe nëse ka qenë ndokush që fillimisht ka menduar se Qeveria e kishte seriozisht e me qëllim të mbarë këtë reformë e më këtë besim, u përfshi në aktivitete apo u përpoq të japë një alternative, sot është i zhgënyer. Sjella e qeverise ndaj propozimeve alternative të shoqërise civile është prova me e qartë. I mirëkuptojmë të gjithë këta të zhgënjyer e të ofenduar dhe u themi bashkohuni me njëri-tjetrin dhe me mbarë qytetarët shqiptarë për t’i bërë pritë të keqes dhe për të mundësuar një reformë të mirë për të cilën ka nevojë vendi", ka thënë Basha.
Vijon……
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)