ELBASAN- Forca të shumta policia janë duke zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Peqinit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë duke u kontrolluar disa shtëpi pas urdhrit të lëshuar nga gjykata.
Kontrollet po kryhen në ambiente ku dyshohet se mund të kryhen aktivitete të paligjshme apo të strehohen persona shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Po ashtu kontroll po kryen edhe në disa biznese në zonën e Peqinit.
Komento