VIDEO/ FNSH dhe RENEA 'blindojnë' Shkodrën! Arrestohet 43-vjeçari që terrorizoi banorët e Bardhajve, qëlloi me armë nga makina në lëvizje

SHKODËR- Forcat e policisë janë duke zhvilluar një aksion në rrugët e Shkodrës këtë mbrëmje në kuadër të planit operacional të policisë së Shtetit. Kontrollet po ushtrohen në mjete të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penalë apo persona të shpallur në kërkim.

Blutë e shkodrës njoftojnë se gjatë kontrolleve u arrestua nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH e Shkodrës dhe RENEA, një 43-veçar pasi kishte terrorizuar banorët e zonës së Bardhajve në Komunën Rrethina, duke qëlluar më armë në ajër.

Në pranga ra Balil Murataj, i cili në gjendje të dehur siç denoncuan banorët, kishte qëlluar në ajër nga një makinë në ecje gjatë gjithë pasdites.

Pas sinjalizimeve nga banorët e zonës, Policia e Shkodrës bëri arrestimin e tij dhe në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA, të cilat mundën ta neutralizojnë.

"Nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët. Në ndihmë të Policisë lokale shkuan dhe dy grupe të RENEA-s.  Si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit, pas disa orësh, u kap Balil Murataj që kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri", njofton mbrëmjen e sotme (25 tetor 2023)  policia.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Shkodër/ Terrorizoi banorët duke qëlluar me armë, momenti kur prangoset 43 vjeçari! Automatikun e kishte fshehur në pyll (FOTO)

1698265212_shkoder.jpeg

Ky është momenti kur 43 vjeçari Balil Murataj është arrestuar nga RENEA pasi terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë administrative Rrethinat në Shkodër. 

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.

Ora 21:19
EMRI/ Qëlloi disa herë me armë zjarri nga makina, kush është 43-vjeçari i arrestuar sot në Shkodër

 1698265498_WhatsAppImage20231025at9.55.16PM1.jpeg

43 vjeçarti Balil Muratajn, është arrestuar gjatë aksionit të RENEA-s në Shkodër këtë mbrëmje. Gjatë pasdites së sotme teksa ishte në lëvizje me automjetin e tij qëlloi në ajër me armë zjarri herë pas here duke terrorizuar banorët.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 25/10/2023 20:44

    Po pra se sa here jane ba kontrolle kane arrestu noc rrokun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?