Policia aksion për largimin nga rruga, tregtarët: Mos na lëvizni, ne jemi të mbaruar

Me dhjetëra tregtarë të fruta-perimeve dhe të bulmetit në qytetin e Shkodrës janë revoltuar nga aksioni i Policisë Bashkiake për t’i hequr nga trotuaret. Tregtarët kundërshtuan me forcë këtë aksion të Bashkisë duke bërë që malli i tyre të përfundojë i shkelur.

Ata shprehen se duke mos pasur një vend për të shitur kanë dalë sërish në trotuar, ndërsa kanë kërkuar hapësira të përshtatshme për të shitur mallin e tyre.

"Nuk kemi vend në treg! Këtu do të rrimë nuk luajmë prej vendi, këtu në rrugë do të rrimë, ne të mbaruar se të mbaruar jemi. Nuk kemi fituar një 5 lekëshe,  nuk kemi treg në asnjë vend deri tani ne nuk kemi treg. Prej 6 muajsh nuk kemi punë, jemi pa lek, pa asgjë nuk kemi treg", u shpreh një tregtar.

Ndërkaq, ata nuk pranojnë të transferohen edhe në tregun e ri të “Rusit” pasi sipas tyre përveç se të gjitha vendet janë të zëna, tregu nuk i plotëson kushtet që ata të shesin produktet e tyre.

"Unë kam qenë tregtar në rrugë të madhe dhe më ka lëviz policia. Policia ka të drejtë që t'i largojë tregtarët në rrugë. Ky nuk është treg me kushte madje habitem si kanë hyrë njerëzit të shesin, hyn shiu laget çdo gjë si para 20 vitesh. Nuk e di se ku ka shkuar i gjithë ai fond, se ku ka shkuar nuk e di një breshër të bjerë, futet brenda se ky është i mbuluar me plastikë, tregu është pa standard. Këtu kanë shumë hall njerëzit nuk kanë ku të shesë. është treg pa kushte ", tha një tregtar.

"Atë ditë që ka rënë shi, të gjithë jemi lagur, me njerëz me mall me të gjitha", tha një tjetër.

Tregu i ri i "Rusit" ka vetëm një muaj që është hapur për tregtarët, por edhe vetë AKU ka deklaruar se ai nuk plotëson kushtet e nevojshme për tregtimin e produkteve ushqimore.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen