Policia alarmoi në Kuvend: Synojnë
ta bëjnë Kosovën Shtet Islamik

Policia alarmoi në Kuvend: Synojnë<br />ta bëjnë Kosovën Shtet Islamik
PRISHTINE- Afro një dekadë më parë Policia e Kosovës, Departamenti i Anti-terrorizmit që merret me terrorizmin me bazë fetare dhe nacionale, kishte alarmuar për rrezikun që kanosej nga rryma ekstremiste islamike, wahabimzi. "Express" e sjell të plotë alarmim që hetuesit policorë e bënë në drejtim të Kuvendit të Kosovës në vitin 2005.

Në këtë letër që e posedon Express, Policia e Kosovës (në atë botë me emrin Shërbimi Policor i Kosovës-SHPK), u tregoi kuvendarëve kosovarë për rreziqet e kësaj rryme, e cila, siç ka raportuare Express, është baza e krejt grupeve terroriste islamike të sunitëve.

“Në Kosovë pas lufte janë shfaqur disa rryma të ndryshme të sekteve fetare Islame, si “VEHABII” / “SELEFI” (Sekti “VEHABI” është një sekt ekstremist Islamik, i cili është edhe kundër personave tjerë Islam / Myslimanë, duke konsideruar se mënyra e tyre e besimit e tyre është plotësisht e gabueshme. Sipas tyre ata edhe munden ta vrasin një Mysliman tjetër që nuk i takon sektit të tyre.) etj, të cilat veprojnë pothuajse në tërë territorin e Kosovës, ndërsa shumë nga anëtarët e këtyre sekteve njihen edhe si persona mjaft ekstremistë”, u shkruanin policët deputetëve.

Siq shkruajnë në këtë letër policët e anti-terrorizmit, “Lëvizja ËAHABBI në Kosovë ka filluar të përhapet në përmasa më të vogla menjëherë pas përfundimit të Luftës, ndërsa gjatë vitit 2001 prezenca e tyre në Kosovë është shtuar dukshëm. Metodologjia të cilën e kanë aplikuar në Kosovë, ka qenë përmes organizatave të ndryshme humanitare dhe joqeveritare, kinse duke i ndihmuar popullatës civile, ndërsa qëllimi i tyre kryesor ka qenë përhapja e ideve ËAHABBI – ste”.

Deputetët ishin informuar se “tentimet për përhapjen e ideve WAHABBI – ste në Kosovë përmes këtyre organizatave kanë qenë duke i ndihmuara materialisht shumë familje të varfra në vende të ndryshme në Kosovë, organizimin e kurseve të ndryshme, si gjuhës Angleze, Kompjuterë, Rrobaqepës etj, si dhe edukimin e personave, sidomos fëmijëve rreth Religjionit Islam”.

SHPK’ja u tregoi deputetëve në 11 pika përhapjen e wahabimzit në Kosovë.

Policia kishte analizuar edhe qëllimet e tyre të largëta dhe për këtë e informoi Kuvendin, duke i thënë që wahabistët tentojnë të krijojnë Shtet Islam në Kosovë,

“ Objektivi kryesorë i Selefizmit është që doktrina e tyre rigide të dominon në komunitetin mysliman në Kosovë pastaj marrja e kontrollit në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe si qëllim përfundimtar i tyre është krijimi i Shtetit Islamik në Kosovë, ku do të sundonte ligji i Sheriatit!”, thuhet në letrën e Policisë për Kuvendin e Kosovës.

Policia edhe rekomandoi se si duhet të veprohet me këtë lëvizje. Ndër rekomandimet ishte edhe “Shkarkimi i Imamëve Selefist nga institucionet legale”, gjë që nuk u bë kurrë nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila imamët që përhapin wahabimzin dhe idetë terroriste vazhdon tiketë nën kontratë.

Kohë më parë u arrestua imami i BIK’ut, Zekirja Qazimi, nën dyshimin se ka rekrutuar kosovarë për në grupin terrorist Shtet Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS). Para tij u arrestuan , në një tjetër hetim, 40 kosovarë të një grupi prej 57 personash të dyshuar për aktin e pjesëmarrjes në grupet terroriste ISIS dhe “Xhabhatu Al-Nusra”- krahu zyrtar i Al-Kaidasë në Siri.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se po heton tash edhe imamë, derisa është raportuar që edhe Myftiu Naim Tërnava është nën hetime për pranimin e donacioneve të dyshimta.

Wahabizmi tash konsiderohet fe e re nga dijetarët myslimanë, derisa i njëjti është ndaluar në Malajzi me ligj. Express raportoi se edhe mekanizmat përgjegjës në Kosovë, përfshirë edhe BIK’un, janë të interesuar që ta ndalojnë me ligj këtë sekt.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje