Policia, apel për identifikimin
e viktimave në "A1 Report"

Policia, apel për identifikimin<br />e viktimave në "A1 Report"
ELBASAN - Policia e Elbasanit ka kërkuar përmes televizionit "A1 Report" të bëhet i mundur identifikimi i 4 personave, që humbën jetën pak orë më parë, në aksin Elbasan-Qafë Thanë.

Burri dhe tri gratë, që gjetën vdekjen në aksidentin e rëndë rrugor, u identifikuan vetëm 4 orë pas aksidentit tragjik, pasi shtetasit nuk kishin dokumente identifikimi me vete.

Ndaj policia, nëpërmjet "A1 Report" dha paraprakisht disa detaje të personalizuara të tyre si më poshtë:

TË DHËNA TË PERSONALIZUARA TË VIKTIMAVE
Sipas policisë, mësohet se njëri nga viktimat, gjinia mashkull, 1.70 i gjatë është i veshur me bluzë bojëqielli, pantallona gri dhe këpucë të bardha. Ndërsa viktima tjetër, gjinia femër, 1.62 e gjatë është e veshur me kanotiere dhe treçerekshe të zeza.

Viktima e tretë, sërish grua, është 1.60 e gjatë, me flokë bjonde të gjata, mban të veshur një bluzë të zezë dhe pantallona e këpucë të zeza. Ndërsa viktima e katërt është 1.50m e gjatë, me flokë gështenjë të gjata, është e veshur me bluzë ngjyrë gri dhe pantallona të zeza.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament