Policia arreston deputetin e
Vetëvendosjes, Glauk Konjufcka

Policia arreston deputetin e<br />Vetëvendosjes, Glauk Konjufcka
Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e së martës një aksion masiv në të gjithë vendin, ku ka arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe deputetin e Vetëvendosjes Glauk Konjufcka.

Sipas mediave kosovare, ky aksion do të përfshijë kërkimin e shumë zyrtarëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes, ndërkohë që ka bërë kontrolle edhe në banesat e Xhelal Sveçlës dhe Sali Zybën, por nuk kanë mundur që ti gjejnë.

Që prej mbrëmë, deri tani,janë arrestuar tetë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

"Shumë aktivistë të tjerë po kërkohen nëpër shtëpitë e tyre. Arrestimet në prag të protestës vetëm na i shtojnë motivet dhe kërkesat e protestës. Protesta jonë e nesërme do të jetë masive dhe e fuqishme, kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, kundër Qeverisë që po angazhohet për instalimin e Serbisë në Kosovë" ka th♪7në në një deklaratë Lëvizja Vetëvendosje.

Aktivistët e arrestuar:

Fatmir Kurtaj
Frashër Krasniqi
Glauk Konjufca
Kasim Uka
Kujtim Kosumi
Kushtrim Zeqiri
Pajtim Demaj
Skender Merturi 



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin