TIRANE- Apeli i Lutfi Kurçanit, të cilit iu vra djali në 2011-ën, teksa noteronte dokumentet për minierat e kromit në Bulqizë, duket se është dëgjuar vetëm mëngjesin e djeshëm, kur Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se gjatë operacionit “Krom i Përgjakur” kishte arrestuar një të dyshuar për këtë vrasje. Në Shkozë të Tiranës dje i’u vunë prangat 34-vjeçarit Destan Gjeta (figurë e spikatur në disa përplasje për kromin në Tiranë e Bulqizë), i cili akuzohet si i implikuar në vrasjen e Fehmi Kurçanit si dhe në disa plagosje me armë zjarri, sherre, vjedhje apo presione.
Burimet zyrtare të policisë njoftuan dje se “Sot më datë 23.01.2014, rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Shkozë, Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Krom i Përgjakur”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të kërkuar Destan Gjeta, 34 vjeç, lindur e banues në qytetin e Bulqizës. Shtetasi i mësipërm akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkatërrim prone me dashje” parashikuar nga nenet 79/c, 25, 278/2, dhe 25 të Kodit Penal dhe ka qenë i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ngjarja për të cilën akuzohet si i implikuar Destani, ka ndodhur në Bulqizë më 5 janar 2011, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bandave të kromit humbi jetën rastësisht 49-vjeçari Fehmi Kurçani dhe u plagosën 2 të tjerë. Asokohe Luftiu, babai i Fehmiut do të deklaronte se “I lutemi shtetit të ndalojë këto pasoja se djalin ma zhdukën. Njerëzit mos i paguani nën rrogoz. Fajtor është vetë shteti sepse këta njerëz kanë bërë edhe vrasje të tjera dhe janë liruar nga drejtësia”. Ndërkaq, i afërmi i viktimës, Bektash Jangulli, tha se qyteti i Bulqizës është kthyer në vatër krimi, pasi pasuria e kromit ka rënë në dorë të bandave kriminale, të cilët po i terrorizojnë banorët.
Gjatë asaj nate policia arrestoi edhe shtetasin Vladimit Croi, i cili së bashku me Leonard Ndreun, Shpëtim Rekën, Ilir Jangullin dhe Destan Gjetën ishin pjesë e grupit të armatosur që sulmoi grupin e përbërë nga shtetasit Arben Duriçi, Ardjan Duriçi dhe Ndriçim Duriçi. Ndërkaq, më 30 mars 2010 Policia e Shtetit zhvilloi një aksion për një vjedhje me vlerë rreth 400 milionë lekësh të kryer nga Destan Gjeta, Rinor Hoxha, etj. Pak ditë më parë policia ka arrestuar Gjin Nikën, një tjetër personazh tepër i dyshuar për implikime në disa vrasje në Bulqizë, ku vetë Nika rezultonte edhe si aksioner kromi atje. Policia thotë se ka persona të tjerë në listën e atyre që do të arrestohen shumë shpejt.
Gjeta mes përplasjeve të bosëve të kromit
Policia evidenton plagosjen e Diamant Tançit si pikënisje të disa sherreve, ndërsa nga përleshja mes grupit të Ilir Jangullit, Destan Gjetës dhe atij të Ilia Duriçit është ekzekutuar një person i pafajshëm. Mes raporteve të policisë citohen galeritë 60,48, 63, etj, si më të rrezikshmet, ashtu si galeria “B” apo “D”. Bosë si E dhe B.Çupit kontrollojnë disa linjam bashkë me E.Ketën apo L.Tërnovën. Në ilegalitet, punëtorët futen në galeri, gjatë turnit të dytë, pra jashtë orarit të punës. Ilirian Jangulli dhe Destian Gjeta janë persona të implikuar në disa përplasje, ndërsa si një prej më të rëndësishmëve atje është U.Tançi, bashkë me bosin tjetër, A.Shehun.
Shifra nga “ferri i kromit”
23 përplasje
5 të vrarë
5 të plagosur
70 punëtorë të vdekur
2 miliardë USD pasuri krom
200 mijë ton në vit
200 dollarë një ton krom
2 bosë kromi arrestuar
30 kamionë kromi bllokuar
106 licensa deri në 2012
Shkrimi u publikua sot (24.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com