Policia arreston Tufën e Lipon
I akuzon për dy shishe molotov

Policia arreston Tufën e Lipon<br />I akuzon për dy shishe molotov
TIRANE - Dy ish të përndjekurit politik Skënder Tufa dhe Petrit Lipo u arrestuan mesditën e sotme në sheshin "Nënë Tereza", pasi dyshohet se kanë lidhje me dy shishe molotov të cilat u gjetën pranë murit të oborrit të korpusit të Universitetit të Tiranës .

Policia  thotë se dy shishet molotov janë të 2 ish të përndjekurve dhe dyshojnë se ato do t’i përdornin për t’i hedhur në grumbullime me njerëz dhe sheshe publike.

Ndalimi i tyre u bë rreth orës 12:00. Për afro 20 minuta Tufa dhe Lipo u mbajtën të rrethuar nga policia deri në mbërritje e ekspertëve të xhenios për të saktësuar se çfarë realisht mbanin dy bidonat plastikë. Pas ekspertizës Tufa dhe Lipo u shoqëruan për në ambientet e komisariatit 1.

TUFA: POLICIA INSKENOI NGJARJEN
Vetë Tufa e mohon kategorikisht se këto bomba molotov i përkasin atij dhe Lipos. Ai thotë se së bashku me shokun e tij po kalonin rastësisht aty, kur janë ndaluar nga policia. "Policia ka inskenuar ngjarjen"- thotë Tufa.
bomba molotov

(Foto: Momenti kur u sekuestrua shishja molotov)

POLICIA: DO HIDHESHIN NE GRUMBULLIME ME NJEREZ E SHESHE PUBLIKE
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të orës 13: 40 policia e Tiranës informon se Skënder Tufa dhe Petrit Lipo u arrestuan në kushtet e flagrancës dhe se dyshonin se bombat molotov do t’i përdorinin për t’i hedhur në grumbullime me njerëz dhe sheshe publike.

Njoftimi i policise
“Parandalohet në Kryeqytet një ngjarje, arrestohet në kushtet e flagrancës Skëndër Tufa dhe Petrit Lipo
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, në sajë të marrjes në kohë të një informacioni në lidhje me hedhjen e disa shisheve me lëndë plasëse të dyshuara bomba molotov të pregatitura në mënyrë artizanale, bënë të mundur kapjen në kushtet e flagrancë të autorëve të tyre duke neutralizuar dhe sekuestruar në kohë lëndët plasëse.  Krahas sa më lartë u mor masa e arrestit të mënjehershëm në kushtet e flagrancës së shtetasve :
• Skëndë Tufa, vjec 53, banues në Tiranë,
• Petrit Lipo, vjec 52, banues në Tiranë,
Këto shtetas u arrestuan në kushtet e flagrancës në momentet e posedimit të bombave molotov të pregatitura në mënyrë artizanale, të cilat më pas dyshohet se do t’i përdorinin për t’i hedhur në grumbullime me njerëz dhe sheshe publike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy shishe me lëndë djegëse, të dyshuara si ato të pregatitura për bomba molotov, të cilat ju kaluan për ekzaminime të mëtejshme strukturave përkatëse.
Materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të tyre do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë
bomba molotov
(Foto:Momenti i shoqerimit te Skender Tufes e Petrit Lipos)  Shikoni FOTOT

Skënder Tufa telefonoi në A1 REPORT për të informuar se ishte ndaluar nga policia. Prej kohësh Tufa denoncon në media shoqërimet e herëpashershme në polici. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Avokati i Popullit duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të policisë së kryeqytetit të ndalin veprimet e paligjshme ndaj ish të përndjekurve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim